-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mediat ndërkombëtare: Kosova refuzon thirrjen e Perëndimit për ta lejuar referendumin serb

Lejimi apo ndalimi i referendumit të Serbisë për ndryshime kushtetuese që kërkohet të mbahet në Kosovë e të votohet nga serbët që jetojnë në veri të vendit, është bërë lajm edhe në mediat e huaja së fundmi.

Madje mediat më prestigjioze sot gjatë ditës kanë shkruar për refuzimin që Qeveria Kurti po u bën kërkesave që vinë nga SHBA’të e shtetet evropiane.

Edhe për referendum nga SHBA’të dhe shtetet e QUINT’it u kërkua që të lejohej mbajtja e tij, madje edhe sot në një takim me kryeministrin Kurti që këta të fundit patën me të.

“Kosova refuzon thirrjen e Perëndimit për të zhvilluar referendum serb”, ishin titujt e dy mediave prestigjioze “Daily Mail”, dhe “ABC News”, në lidhje me këtë çështje.

Brenda këtij artikulli thuhet se “Kosova refuzoi të premten thirrjen e qeverive perëndimore për të lejuar minoritetin e saj etnik serb të votojë në një referendum të Serbisë fqinje, siç kishte bërë në zgjedhjet serbe deri më tani, gjë që mund të nxisë tensione në pjesën e paqëndrueshme të Ballkanit’’.

Tutje përmendet edhe qëndrimi i shteteve të QUINT për këtë referendum.

“Me keqardhje konstatojmë se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm në përputhje me praktikën e kaluar”, thuhet në deklaratën e fuqive perëndimore.

E sipas këtyre mediave ky refuzim do çoj në acarimin e marrëdhënieve edhe më tej mes Kosovës e Serbisë.

“Vendimi ka të ngjarë të acarojë më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një veprim që Beogradi ka refuzuar ta njohë”, thuhet ndër të tjera.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, ka thirrur për nesër seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këtë referendum. Seanca do filloj nga ora 14:00, kurse PDK si parti më e madhe opozitare thanë se nuk do marrin pjesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img