-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Ramiz Lladrovci pasi vëllai i tij tha se nuk do të jetë më anëtar e as votues i PDK-së

Pas lajmit se Emri Lladrovci nuk do të jetë më as anëtar dhe as votues i PDK-së, ka reaguar vëllai i tij, Ramiz Lladrovci i cili e përfaqëson këtë parti.

Ramiz Lladrovci ka thënë se vëllai i tij, Emriu ka të drejtë të ketë qëndrime personale politike, për të cilat thotë se është shumë krenar me veprimtarin e tij kombëtare dhe politike.

“Vëllau im, Emriu, ka qenë ushtar në Njësinë speciale të Brigadës 111 të UÇK-së – Adem Jashari. Ai iu bashkua zjarrit të luftës në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe nuk u largua asnjëherë nga betejat, pavarësisht plagëve në kokë e në gjoks.

Për më shumë, ka qenë dy herë asamblist në asamblenë komunale dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai gëzon të drejtën e patjetërsueshme për të pasur qëndrime personale politike, ndërsa unë mbetem shumë krenar me veprimtarin e tij kombëtare dhe politike dhe politike”, shkroi Lladrovci.

Ndërsa, Emri Lladrovci nuk tregoi arsyen pse premtoi se as nuk do ta votojë më PDK-në, lëre më të jetë pjesë e saj, megjithatë, tha se nëse i bashkohet ndonjë partie të politike, do të njoftojë me kohë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img