Pasditen e sotme ka ndërruar jetë hit-këngëtari i njohur pejan e kosovar Eduard Meraku, i njohur si Edi king.
I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare, ndërsa mendohet të ketë pësuar sulm kardiak.
Lajmi për vdekjen e tij, konfirmohet nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit. Edi King padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore.
‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin artistik dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin./Njeshi/