Përplasjet mes Sami Lushtakur dhe Ramiz Lladrovcit kanë marr fund këto e dëshmojnë edhe fotogafitë me të fundit të publikuara në faqen e Komunës së Skenderajit, shkruan Insajderi.
Pasi që sot në zyrën e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka mirëpritur sot në një takim nënkryetaren e parë të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Abelard Tahiri.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy komunave.
“Të dy kryetarët respektiv janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi edhe në të ardhmen, dhe të shikohen mundësitë e realizimit të projekteve kapitale në të mirë të qytetarëve dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të komunave Skenderaj dhe Drenas”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ish-kryetari i Skenderajit e kishte quajtur Ramiz Lladrovcin edhe fallxhor pasi ky i fundit kishte thënë se Lushtaku nuk “Nuk e kanë lanë mentë” që të kandidojë kundër Jasharajve.
Mbështetja që Lladrovci i dha Bekim Jasharit bëri që të nxitet edhe më shumë debati mes tyre.
Por ,pas mbarimit të zgjedhjeve edhe mos pajtimet mes tyre kanë marr fund, ashtu siç edhe mund të shihet në fotografi të buzëqeshur e dorë për dorë.
Kujtojmë se ata janë parë duke e përshendetur njëri tjetrin për herë të parë pas debateve në varrimin e e nënës së Veselit.