4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi do që Kosova të bëhet republikë presidenciale

Hashim Thaçi mori shumë kritika për mënyrën se si u zgjodh President i vendit nga një Kuvend i rrethuar me polici e nën efektin e gazit lotsjellës.

Kështu, një nga ndryshimet kushtetuese që Thaçi pritet t’ia propozojë Kuvendit është forma e zgjedhjes së Presidentit, raporton KTV.
KohaVision ka siguruar dokumentin që është version i brendshëm i Zyrës së Presidentit, ku parashihen këto ndryshime.
Janë gjithsej 49 amendamente për ndryshimin e Kushtetutës.
Bazuar në amendamentin 37, në Kushtetutë do të formulohet neni 86, sipas të cilit, presidenti i Kosovës zgjidhet drejtpërdrejt nga shtetasit e Kosovës me të drejtë vote.
Për t’u kandiduar për president, kandidati duhet të mbledhë 15 mijë nënshkrime që dorëzohen në KQZ.
Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në rundin e parë, atëherë mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve.
Betimi bëhet para kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img