4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Detajet e policisë për vrasjen në Pakashticë: Kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë

Një person është qëlluar me armë zjarri duke mbetur i vdekur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Sipas policisë i vdekur ka mbetur një 30 vjeçar kurse është arrestuar një 34 vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë.

Trupi i pajetë, më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë,  më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img