2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kosovari i mllefosur në Gjermani pasi nuk i lejohet hyrja në asnjë vend me certifikatën e vaksinës së Kosovës: Çfarë hamam shteti jemi ne?

Certifikatat e vaksinimit nga Kosova ende nuk po njihen nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të mospërmbushjes së kushteve teknike.

Kjo po ju shkakton telashe të mëdha qytetarëve nga Kosova që po vizitojnë vendet e BE-së.

Një kosovar rrëfen për Gazetën Insjaderi se nuk po i lejohet hyrja në asnjë vend në Gjermani me kodin e vaksinës së Kosovës.

Ai tha se i ka marrë tri vaksinat në Kosovë dhe po i pamundësohet qarkullimi i lirë në këto pika.

“Çfarë shteti i Kosovës është ky kur i detyron qytetarë me i marrë vaksinat e nuk i njihen askund. Kam ardh në Gjermani dhe nuk po me lejohet me hy askund sepse nuk po njihet kodi i certifikatës së vaksinës që e kam marrë në Kosovë”, tha ky qytetar për Insajderin.

Përkundër kësaj, Republika e Kosovës i njeh certifikatat digjitale COVID-19 të shteteve të miratuara nga KE, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre certifikatave.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se janë duke punuar ngushtë me përgjegjës të Komisionit Evropian, që të pranohet certifikata edhe për qytetarët e imunizuar të Kosovës.

 Certifikata digjitale COVID-19 është brenda Bashkimit Evropian që nga 1 korriku 2021.

Kjo certifikatë u mundëson qytetarëve të BE-së të lëvizin lirshëm në 27 shtetet e bllokut evropian, nëse janë të vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img