2.6 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon seanca në Hagë, Nasim Haradinaj vazhdon dëshminë nesër

Para Dhomave të Specializuara në Hagë, Nasim Haradinaj ka dëshmuar për paketat me dokumente të cilat në shtator 2020 kishin arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se me publikimin e tyre përmes konferencave për shtyp kanë synuar transparencën dhe heqjen e barrës nga organizata duke u dhënë informacionet gazetarëve.

Haradinaj ka thënë se në konferenca për shtyp kanë përmendur vetëm emrat që tashmë diheshin publikisht dhe dokumentin që pretendohej të jetë draft aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Vetëm u thamë se ka ardhur një dokument përsëri i cili kësaj radhe po e shkruan atë të cilën është folur qe dy muaj ditë dhe po duket si draft aktakuzë ndaj Hashim Thaçit që iu ka ngritur, dhe emrat në të ishin aty, të Hashimit, Rexhepit, Jakup Krasniqit, dhe kemi lexuar ata emrat që ishte publike që ishte ngritur aktakuza ndaj tyre, dy muaj më parë… Kam këqyr (dokumentet) ka pasur aty të futura vende, fshatra, që kanë qenë krejt publike, siç ka qenë Radoniqi, që veç është kryer në Tribunalin e Hagës. Ajo çështje megjithatë mua më bëri përshtypje”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, publikimi i ngjarjes përmes konferencave ka pasur qëllim vetëm transparencën dhe heqjen e barrës nga organizata.

“Kemi dashur t’ua japim gazetarëve… Çështja jonë ka qenë vetëm të jemi transparentë dhe në interes të informimit publik. Kaq. Dhe të heqim barrën prej neve. Do të ishte shumë më keq, tash po mendoj, sikur ne ta kishim mbajtur aty dhe të kishte dalë diçka tjetër dhe të ishte manipuluar me to. Mendoj, dhe aq sa është manipuluar, është manipuluar në bazë profesionale prej gazetarëve, që nuk është përgjegjësi e jona. Ne të vetmin gabim që e kemi bërë, nëse qenka gabim, është e kemi marrë prej aktit të parë brenda zyrave tona dhe i kemi ngritur brenda lokalit tonë, pa dalë kurrkund jashtë, një kat më lartë, vetëm shkallët i kemi kaluar dhe i kemi qitë qysh na i ka qit ai, asgjë tjetër më nuk kemi bërë ne”, ka thënë Haradinaj.

Nasim Haradinaj ka thënë se dorëzimi i dokumenteve që kishin arritur për herë të tretë në OVL-UÇK, është nënshkruar nga ai.

Pas konferencës së tretë për media, Haradinaj ka thënë se në organizatë kishin shkuar hetuesit e njëjtë të Speciales, që kishin qenë edhe për paketat e mëparshme, në krye me hetuesin i cili sipas tij fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe që në këtë seancë Haradinaj e quajti “dëshmitari një”, meqë nuk u lejua të përmendeshin emrat.

“Ka qenë dëshmitari një, me Moberg dhe atë tjetrin, nuk kanë qenë shumë të interesuar me u ngjit shpejt lart, bile i kam thënë, i ke gazetarët nëse je i interesuar mos me lënë me marr sa më shumë, ngjitu merri. Ka thënë bisedojmë njëherë ne kështu, pastaj është ngjitur ngadalë i ka marrë, i ka prurë poshtë, ka thënë po i marrim dhe e ka marrë një fletë dhe meqenëse me të kemi qenë të ulur ballë për ballë dhe në mes e kemi pasur një tavolinë me dëshmitarin një, ndërsa kryetari ka qenë një tavolinë anash në krahun e majtë më larg, e di që ia ka zgjatur kryetarit të nënshkruajë. Kryetari është edhe invalid siç e dini dhe ishte distanca e lartë për ta marrë, dhe i thash a bën ta marr unë që ta nënshkruaj. Tha po. Ma dha, e nënshkrova, ia ktheva prapa dhe i ka marrë, i ka fut në çantë, i ka qit në krahë dhe ka dalë”, ka thënë Haradinaj.

Dëshmia e Nasim Haradinajt e filluar sot në Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, njofton KP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img