Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.
Gjykatësi bëri të ditur se seancën e parë për këtë vit do të fillohet të paraqiten të gjitha provat dhe të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së të akuzuarve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit, Haradinaj tregoi edhe për arrestimin dhe dënimin e vëllait të tij dhe u përlot.
Në vitin 1998 më kanë marrë më kanë torturuar tri natë radhazi. Në vitin 1999 e kam vazhdua edhe organizimin politik e me shpërthimin e demonstratave ku filluan të vriten shqiptarët, serbët i paraqitshin sikur po vrahen shqiptarët mes vete. Ne disa të burgosur politik u organizuam dhe krijuam një grup për të demantuar atë që thoshin ata. E bëmë vetëm t’i demantojmë ata. E meqë ky grup doli keq për Serbinë, unë u shpall dhe u kërkova për tu arrestu”, ka thënë ai.
Ai foli edhe për reagimet e gardianëve kur e panë të arrestuar sërish pas disa vitesh.
Haradinaj deklaroi se e quanin “pulë”, për shkak se ishte rritur krahasuar me kohën kur u arrestua për herë të parë si i mitur.
“Por torturat sidomos që më janë bërë në Leskovc shiheshin sepse mua më njihnin tashmë gardianët. E kam pas tortura ekstra e thonin “zogu qenka rrit koka bo pulë”, sepse isha moshu”, tha Haradinaj.