Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se të gjitha rrugët e vendit janë të qarkullueshme.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në terren gjatë gjithë natës dhe sot të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI-ja janë të qarkullueshme.
“Ju informojmë se pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi. Po ashtu ju informojmë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftim.
Ministria ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.