4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Viola von Cramon mirëpret ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë: Mezi pres të takohemi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier.

Viola von Cramon shkroi në Twitter se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili sot ia dorëzoi kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – SHBA”, shkroi ajo.

Ndërsa ambasadori Hovenier u shpreh i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së.

“Të përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve”, shkroi ambasadori amerikan në
Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img