7.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Erdhi Dita për shtrenjtim të rrymës deri në 40 përqind

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Buzhala ka deklaruar se KEDS-i, tashmë e ka bërë kërkesën për rritje të çmimit siç thotë ai në bazë të shpenzimeve që janë bërë.

Rritja sipas Buzhalës do të jetë 30 deri në 40 përqind.

“Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor. Presim të ketë rritje të çmimit, pasi kemi bërë kërkesën bazuar në formulë. Në bazë të shpenzimeve që i kemi pasur e kemi bërë atë kërkesë. E presim të ketë refleksion. Duhet ta cekim se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë. Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 mars të vitit vijues”. 

“Është proces i rregullt, pritet sërish të ketë rritje. Por, ne nuk jemi autoriteti që vendos është ZRRE-ja. Fatkeqësisht do të jetë rritje relativisht e lartë. Do të jetë rritje 30 deri 40 për qind në bazë të vlerësimeve që i bëjmë, për të dy herët them. Por ende nuk kemi as shqyrtimin e jashtëzakonshëm e pastaj duhet bërë kërkesë edhe për shqyrtimin e rregullt”, ka deklaruar Buzhala në KTV.

Ndryshe, konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img