Ka arritur në Kosovë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.
PrishtinaPress merr vesh nga burimet e saj se Veseli është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.
Sipas Kadri Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.
Veseli gjithë kohën është i shoqëruar nga disa vetura të EULEX-it.
Për ndryshe Ajshe Veseli ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare.