1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Kryeministri Mustafa më ka kërkuar të kujdesem për Luginën e Preshevës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazri ka marrë një porosi me rëndësi nga kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme gjatë një vizite në këtë Komunë. Mustafa, siç ka bërë me dije Haziri në një status në Facebook, ka kërkuar që ai të kujdeset për Prshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:
Pas vizitës në Komunën e Gjilanit, vënies së gurëthemelit të QKMF-së, vizitës në Universitetin “Kadri Zeka” e në kazermën e Batalaionin e Parë të FSK-së, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa takuam kryetarët dhe udhëheqësit e komunave të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Këshillin Nacional të shqiptarëve atje.
Kryeministri ka kërkuar edhe nga unë personalisht, që si kryetar i Komunës më të madhe në regjion, të kujdesem dhe angazhohem në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkomunal për Prshevën, Bujanocin dhe Medvegjën sepse është interes i përbashkët dhe jetik që qytetarët të jetojnë atje, e të mos lëvizin në drejtim të Kosovës. Të shkollohen, të kontribuojnë dhe të kthehen në vendin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img