-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ultimatumi i Berishës për Bashën, protesta në oborrin e PD-së

Me pretendimin se e ka shkarkuar nga detyra Lulzim Bashën në Kuvendin e 11 Dhjetorit, ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur një protestë.

“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve” është thirrja e protestës që do të nisë në orën 12:00 para selisë së PD-së. Kjo e fundit është e mbyllur prej disa ditësh me arsyetimin se në ambientet e saj po kryhen punime.

Nga ana tjetër, Berisha thotë se mbyllja e dyerve të selisë për restaurime është justifikim, duke qenë se Basha ka blinduar dyert vetëm për te penguar Komisionin e Rithemelimit të futet brenda.

Kreu aktual i PD-së ka lajmëruar se do të jetë në zyrën e tij kur të zhvillohet protestra, ndërsa Berisha deklaroi një ditë para se dyert do të hapen dhe godina do u kthehet demokratëve.

“Protesta jonë është protestë paqësore, arma jonë më e fuqishme është vendosmëria për realizimin e qëllimeve tona në mënyrë paqësore”, tha Berisha.

Drejtues dhe mbështetës të Berishës në juglindje, të pyetur lidhur me pjesëmarrjen sot në protestë janë shprehur se do të jenë mbi 300 persona nga qyteti i Korçës, 200 nga Maliqi, 200 nga Pogradeci, 200 nga Devolli e 40 nga Kolonja. Pra, rreth 1000 simpatizantë blu nga juglindja pritet të jenë sot në protestë.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë herë nuk ka organizime kolektive me autobusë ndërsa udhëtimi i tyre do të bëhet me makina personale.

Pak orë para protestës gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi se situata ishte e qetë dhe kishte vetëm disa efektivë të policisë rrugore ne aksin e bulevardit para godinës së Partisë Demokratike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img