Kompania Mabetex ka reaguar pasi u raportua se siguria e punëtorëve që punojnë në Kazakistan janë në rrezik.
Në emër të kompanisë ka reaguar Behgjet Pacolli.
“Ne shtesë, keni informacionet e rregullta nga Mabetex Group për gjendjen e sigurisë së puntorëve në Kazakhistan, në vendet ku punojnë punëtorët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Mabetexi bën me dije se asnjë moment deri më tani nuk është cenuar siguria e punëtorëve të saj në Kazakistan, ata vazhdojnë jetën e tyre normale”, ka shkruar Pacolli.
Pronari i kompanisë dhe njëherësh lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se deri tani në asnjë moment nuk është cenuar siguria e punëtorëve të kompanisë Mabetex.
“Mabetexi ka strukturat e veta të konsoliduara që kujdesen për çdo detaj të jetës së sigurt të bashkëpunëtorëve të saj. Çdo informacion tjetër është i pavërtetë, konspirativ dhe si i tillë shkakton frikë te familjarët në vendlindje dhe dëmton reputacionin e Kompanisë. Kompania është në kontakt me MPJ të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këto ministri kanë dhe kontaktet në secilin vend ku punojnë dhe jetojnë puntorët e Mabetexit”.
Pacolli ka treguar se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës gjithashtu ka opsionin e hapur që në çdo kohë të kërkojë informacionin e nevojshëm të cilin Kompania ua dërgon menjëherë dhe pa hezitim.
Më poshtë lexoni reagimin e plotë: