Ka vdekur sot në moshën 93-vjeçare Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli,
Avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se nuk është në dijeni se a do të vijë Veseli në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.
“Nuk jam në dijeni nëse z. Veseli ka siguruar leje për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit të nënës së tij. Po shpresoj se z. Veseli do të lirohet përkohësisht, sepse lirimi i tij i mëparshëm nuk ka shkaktuar probleme të sigurisë dhe çdo gjë ka shkuar siç është më së miri”, tha ai për Insajderin.
Kujtojmë se Kadri Veseli nuk kishte marrë pjesë në varrimin e babait të tij në korrik të vitit 2021, por vetëm e kishte vizituar sa ishte gjallë në spital.