0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Thellohet skandali – mbrojtësja e viktimave kishte kërkuar që lënda e Lirije Qerimaj t’i dërgohej me e-mail

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar të merren masa ndaj prokurores kujdestare të rastit të Lirije Qerimajt e cila u vra dje në Llaushë të Skenderajt dhe ndaj mbrojtësjes së viktimave.

E para lajmërimin e viktimës e kishte kualifikuar si “dhunë në familje”, dhe përkundër kësaj e kishte lënë të lirë tashmë dorasin.

Ndërsa e dyta, mbrojtësja e viktimave kishte kërkuar dërgim me e-mail të lëndës në vend se të shkonte tek viktima sa ishte në polici.

“Dy gra që është dashur të veprojnë për të mbrojtur jetën e tani të ndjerës dhe asnjëra nuk i ka kryer detyrat prandaj duhet të ndërmerren masa urgjentisht”, ka thënë Haxhiu.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Sipas informatave zyrtare, prokurorja kujdestare ka kërkuar që rasti  të kualifikohet si “Dhunë në Familje” por edhe përkundër kësaj kishte kërkuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt pra që dhunesi të mbetet i lirë!

Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme që të mos ketë tolerancë ndaj rasteve të dhunës në familje pra që dhunuesit të shkojnë prapa grilave, sërish neglizhohen këto raste të ndjeshme.

Ndërsa mbrojtësja e viktimave paska kërkuar dërgim me email të lëndës në vend se të shkonte tek viktima sa ishte në polici.

Dy gra që është dashur të veprojnë për të mbrojtur jetën e tani të ndjerës dhe asnjëra nuk i ka kryer detyrat prandaj duhet të ndërmerren masa urgjentisht!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img