2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ramabaja i VV-së për arrestinin e Bedri Halimit: Prokurori ose është lajthitur ose po kryen një detyrë që nuk është drejtësi

Sadri Ramabaja, njëri nga mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të Bedri Halimit, Kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit.

Ai ka thënë se “ose është lajthitur ose po kryen një detyrë që nuk është drejtësi”.

Më poshtë reagimi i plotë:

Një nga zyrtarët e arrestuar në aksionin e sotëm në kuadër të rastit “Brezovica” është kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi. U ndjeva tepër keq kur sot i pashë prangat në duart e tij.

Prokurori i çështjes që dha urdhërin për arrestimin e Bedri Halimit, ose është vënë në lajthitje, ose ka krye një detyrë që nuk ka të bëjë fare me drejtësinë!Mënyra se si është arrestuar Bedri Halimi, është më shumë se poshtruese.

Kujt i konvenon ky spektakël?!Besoj se më shumë se Drejtësisë, atyre që pretendojnë të fshehin të inkriminuarit real.

Bedri Halimi është një prej ish të burgosurive politik nga më të dinjitetshmit që kam pas rastin ta njoh. Ai vuajti një pjesë të dënimit në burgun famkeq të Goli Otokut në Kroaci. Romani i tij “Ecje nëpër furtunë” është një nga kryeveprat e letërsisë sonë që për objekt ka dashurinë për jetën, qoftë ajo edhe në burg dhe gjakimin për lirinë.

Jam thellësisht i bindur se pafajsia e tij do të verifikohet shpejt, por me këtë akt Drejtësia e dëshmoi edhe një herë se ka nevojë urgente t’i nënshtrohet procesit të vetingut. Drejtësia duhet të veprojë shpejt dhe ta lirojë Bedriun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img