-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Për shkak të Turqisë, Austria i bllokoi rekomandimet për zgjerimin e BE-së

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dështuar të arrijnë pajtueshmëri për rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së, pasi Austria tha se dëshiron ngrirjen e negociatave për pranim me Turqinë.

Në takimin e sotëm në Bruksel parashiheshin rekomandimet e reja për Turqinë, për kandidatët e tjerë dhe vendet kandidate potenciale në Ballkanin Perëndimor.
Por, gjatë negociatave për rekomandime, Austria ka kërkuar ngrirjen e bisedimeve me Turqinë, për shkak të goditjes së Ankarasë kundër shoqërisë civile, prej puçit të dështuar në muajin korrik, kundër presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Në nëntor të këtij viti, Parlamenti Evropian e ka miratuar një rezolutë joobliguese, që kërkon ngrirje të përkohshme.
Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, tha gjatë takimit në Bruksel, se “një vend nuk ka mundur ta mbështesë” kompromisin për tekstin e rekomandimeve, i cili ishte i pranueshëm për 27 vendet e tjera të BE-së.
Diplomatët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ky mospajtim do ta ngadalësoj procesin për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img