1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Doli jashtë kontollit: Pjesë të raketës ruse do ta godasin tokën brenda 24 orësh

NASA po gjurmon një pjesë të raketës ruse “Angara-A5” e cila u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë më 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit.

Pritet që brenda 24 orëve një pjesë e raketës të bjerë në Tokë, por nuk dihet saktësisht se ku. “Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por askush nuk mund të thotë ku saktëssht”- tha Holger Krag, kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane të Hapësirës për CNN.

Megjithatë, mes shkencëtarëve ka mendime se pjesa e raketës mund të bjerë në Oqeanin Paqësor, Oqeanin Indian, Meksikë dhe Teksas.

“Për të qenë i qartë, unë NUK e konsideroj këtë objekt si shumë të rrezikshëm”-shkroi McDowell në Twitter.

Shumica e pjesëve të raketës hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, por ekziston mundësia që atë të depërtojnë dhe të shkaktojnë dëme të mundshme nëse bien në zona të banuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img