-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: PDK nuk e pranon assesi murin në Veri

Rexhep Hoti ka thënë se nuk muri i ndërtuar në Mitrovicë është i papranueshëm.

Ai ka thënë se PDK nuk e pranon këtë mur, madje edhe me shkallë siç është thënë se do të jetë.
Hoti në InfoMagazine ka pohuar se nuk ka asnjë shtet në Bashkimin Evropian që ka të drejta të garantuara për komunitetet joshumicë.
“Nuk ka Parlament që të mos mund të debatojë urgjentisht kur ndërtohet një mur ndarës në një qytet”, ka thënë Hoti.
Zëvendëskryeministri i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se të ndërtohet mur në Mitrovicë do të thotë jo vetëm sfidë për ekzekutivin por për gjithë shoqërinë.
“Është çështje ekzistenciale, kush janë ata që kanë të drejtë të ndërtojnë mure në Mitrovicë?”
“Nuk është problemi a guxon ose jo, ata që duan muskuj, ja ku është muri por çfarë do ky mur në këtë shekull”.
“Muri do të thotë ndarje, izolim, jo komunikim, do të thotë largim pra muri është koncept përjashtuese për të cilin asnjë ndërgjegje nuk mund të thotë se është ashtu ose kështu, çështja nuk është nëse duhet të jep dorëheqje ose jo Edita Tahiri.
“ Kjo është sfidë jo vetëm për ekzekutivin por edhe për ekzistencën e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img