3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu ul poshtë Lumezin, thotë se Kryeprokurori i ardhshëm duhet të ketë integritet moral dhe profesional

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë mandati i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është drejt përfundimit. 

Ministrja Haxhiu kërkon që këtë pozitë ta marrë një person që gëzon integritetin moral dhe profesional e që nuk ndikohet nga jashtë.

“Konsideroj se 7 vite mandat të kryeprokurorit janë tepër shumë për të pasur një kryeprokuror i cili nuk është profesionist dhe ndikohet nga jashtë prandaj, konsideroj se duhet të jetë një person që gëzon integritetin moral por edhe integritetin profesional, është komplet i pavarur në raport me përgjegjësitë që ka dhe thjesht di të menaxhojë sistemin prokurorial në atë kuptim që mos të kemi dështime për rastet që kemi pasur vëmendje të gjithë”, ka thënë Haxhiu.

“Pra, rastet më të mëdha të aferave korruptive janë në prag të dështimeve shumë prej tyre janë parashtruar vepra të ndryshme, pra të mos kemi amnistim ndaj atyre që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe janë përgjegjës për dëmet që sot ne i kemi në Kosovë. Natyrisht, që e përcjell këtë proces sepse nuk mund të qëndroj neutrale ndaj një procesi të tillë madje inkurajoj ata të cilët njëmend janë të mirë brenda sistemit që të garojnë në këtë proces, mirëpo do iu bëjë ftesë edhe atyre që e dinë që nuk janë për këtë pozicion mos t’ia mësyjnë sepse nuk është çështja që është vendim shqetësim i imi është goxha problem për qytetarët e Republikës së Kosovës që ta kenë në krye të Prokurorisë së Shtetit një person i cili nuk ka as integritet moral por as profesional”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img