1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Luftaraku” Vulin: Xhandarmëria ishte gati të ndërhynte kundër njësisë speciale në Veri, e prisnim Vuçiqin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se xhandarmëria serbe ka qenë e gatshme të ndërhyjë në veri nëse presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq do të jepte urdhër.

Vulin ka komentuar aksionet e policisë speciale në veri.

“Ne po e mbikqyrim sigurinë në Kosovë dhe jemi të gatshëm të kujdesemi për çfarë ndodhë atje. Ne jemi gati të ndihmojmë siç është parë kur Kurti dërgoi njësitë speciale në veri dhe kur xhandarmëria jonë ishte gati të intervenojë nëse presidenti Vuçiq do të jepte urdhër”, ka thënë Vulin për Tanjug.

Vulin ka thënë se faktori ndërkombëtar do ta shtojë presionin këtë vit që Serbia ta njohë Kosovën.

“Si gjatë gjithë këtyre viteve, do të na kërkohet që ta njohim Kosovën dhe të mos përfaqësojmë interesat e komunitetit serb në asnjë mënyrë, nën shpjegimin e mosndërhyrjes në marrëdhëniet e brendshme, pavarësisht se ku kanë jetuar serbët”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img