-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillime dramatike në Gjykatën Speciale, pritet të dëshmojnë emra të njohur

2022-ta do të jetë viti vendimtar sa i përket proceseve që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Dy gjykime në Gjykatën Speciale të Hagës veçse kanë nisur. Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati po përballen me akuza për pengim të administrimit të drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të fshehtësisë së procedures, hakmarrje, frikësim gjatë procedurës penale si dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. Në rastin e dy të lartëpërmendurve kanë dëshmuar disa dëshmitarë të prokurorisë e mbrojtjes.

Gjykimi në Hagë ka nisur edhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Ndaj tij rëndojnë akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Çfarë pritet të ndodhë më 2022 në Dhomat e Specializuara të Hagës?

Natyrisht se procesi që ka marrë më së shumti vëmendje në Hagë është ai ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Këtyre të fundit iu refuzua lirimi nga paraburgimi gjatë këtij viti, pavarësisht se garancë për ta doli Policia e Kosovës, si dhe për ish-presidentin Thaçi garantuese dolën edhe dy shtete të treta.

Fillimi i vitit 2022 pritet të sjellë vendimin e Panelit të Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokatët e katër të akuzuarve tashmë veç e kanë apeluar vendimin e gjyqtarit paraprak i cili ua refuzoi lirimin atyre duke injoruar kështu garancat e detajuara të Policisë së Kosovës dhe shteteve të treta.

Në rast se Apeli ua refuzon sërish lirimin nga paraburgimi, mbrojtja ka kohë që deri 10 ditë pas vendimit t’i dërgojë parashtresat për rishiqimin tjetër të paraburgimit.

Sidoqoftë, viti 2022 pritet të jetë përfundimisht viti kur edhe do të nis gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse nuk dihet saktë se cila do të jetë periudha e vitit, si mundësi e mundshme është përmendur muaji shtator. Prokuroria gjatë dhjetorit e ka dorëzuar dosjen e vet paraprake teksa vazhdimisht do të duhet t’i zbulojë materiale të tjera të nevojshme mbrojtjes.

Gjatë kësaj periudhe, si dhe deri në marrjen e dokumenteve dhe materialeve të nevojshme, mbrojtja do të bëj edhe hetimet e veta, ndonëse ka shumë më pak kohë se që ka pasur Prokuroria.

E kjo e fundit, ka identifikuar 300 dëshmitarë, shumë prej të cilëve do të dëshmojnë edhe publikisht.

Siç është njoftuar nga mbrojtja, si dëshmitarë të prokurorisë do të jenë edhe shumë persona që fillimisht nga organi i akuzës ishin thirrur si të dyshuar. Në këtë cilësi, gjatë viteve të kaluara janë thirrur shumë emra të njohur të skenës politike në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img