-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Joshua i humbi titujt, Fury e nokautoi Wilderin

Anthony Joshua u mposht nga Oleksandr Usyk, Fury e ruajti titullin e kampionit botëror

Viti 2021 na ka sjellë disa meçe të mëdha të boksit.

Ky vit pa dyshim se ishte për t’u harruar për Anthony Joshuan.

Boksieri britanik i humbi tre titujt, WBA, IBF e WBO në peshat e rënda në pjesën e dytë të vitit.

Kampioni i deritashëm botëror u mposht në “Tottenham Hotspur Stadium” nga ukrainasi Oleksandr Usyk.

Pas një meçi mjaft interesant për 12 runde, Joshua humbi me vendim të gjyqtarëve.

Joshua ishte favorit për t’i mbrojtur brezat e artë.

Por, ai u befasua nga kundërshtari, i cili doli të ishte mjaft i papërshtatshëm.

Kjo ishte hera e dytë që Joshua i humb titujt e kampionit botëror në katër meçet e fundit.

Ai ishte mposhtur dy vjet më parë nga Andy Ruiz Junior, por më pas i kishte rikthyer titujt.

Gjithsesi, Joshua pritet ta ketë mundësinë e revanshit, të cilin do t’ia japë Usyk.

Të tre gjyqtarët vendosën në dobi të ukrainasit me pikë: 117-112, 116-112 e 115-113.

Ndërkohë, gjatë vitit u rikthye në ring edhe Tyson Fury.

Boksieri britanik e mbrojti titullin e kampionit në versionin WBC.

Ai e mposhti sfiduesin Deontay Wilder me nokaut në rundin e 11-të në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

33 vjeçari iu bëri ballë dy rrëzimeve në rundin e katërt dhe u ngrit për ta dominuar më pas meçin.

Me këtë rast, Fyry e mbylli me sukses serinë prej tre meçesh ndaj Wilder me dy fitore e një barazim.

Fury e mposhti amerikanin për herë të dytë brenda 12 muajsh.

Britaniku kështu e ngriti serinë prej 32 meçesh pa humbje në boksin profesional.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img