1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Fadil Ismajli për rastin “Bilfinger”: Nuk ka qenë propozim serioz, kanë ardh me disa prezantime në Power Point

Ish-ministri i Ekonomisë, Fadil Ismajli, ka thënë se propozimi i “Bilfinger” për rivitalizimin e blloqeve në Korporatën Energjetikë në Kosovë, nuk ka qenë “serioz, dhe as rast i humbur”.

Ai këtë koment e ka dhënë pasi çështja u riaktivizua së fundmi si rast i humbur nga Qeveria e Kosovës, madje u fajësua edhe për mungesë të energjisë elektrike tani.

Ismajli i cili ishte ministër në atë kohë, ka thënë se propozimet e “Bilfinger” ishin jo serioze.

“Kanë ardh me një prezentim në Poëer Point, në maksium me 10 sllajde që na e bëjmë këtë. Përveç mungesave tjeta, asnjëherë nuk kanë pas një propozim një strukturë finsnaciare, si do të financohet dhe nga kush”, ka thënë Ismajli për Kanal 10.

“Kanë ardh herën e parë, kanë thanë na e bëjmë me 300 milionë, hera tjetër ka qenë 600, herën e fundit ka qenë 800 milionë. Kane qenë joserioz, sepse aty ka blloqe që nuk vijnë në konsiderim me u rpiaru – thojshin 800 mgë, asnjëherë më shumë se 600 mgë nuk munden”.

“Për atë kohë ka qenë shumë shtrenjtë – sepse një tivitalizim nuk mundesh me ba, dhe me ja zgjat jetën ma shumë se 15 vjet. Pra, Bilfingeri nuk ka qenë proozim serioz, dhe as rast i humbur”, ka thënë tutje Ismjali.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img