Një ekran gjigant i vendosur në një ndërtesë në qendër të Kaçanikut, që dyshohet të jetë pronë e policit, Vullnet Bratit, u bë shkak që një gazetar që vjen nga kjo komunë të kërcënohet dhe të merret në pyetje në stacionin rajonal në Kaçanik, shkruan Gazeta Insajderi.
Qytetarët u ankuan se ekrani po terrorizon qytetarët me ndriçimin jashtë çdo norme.
“Këtë ekran e ka nxjerrë si kërpudha pas shiut familja Brati nga Kaçaniku i Vjetër. Pas disa ankesave të qytetarëve, lutet Inspektorati Komunal i Kaçanikut të marrë masa të menjëhershme” shkruante në një faqe lokale në Kaqanik.
E për këtë mbrëmë në Stacionin e Policisë në Kaçanik është mbajtur me shumë se dy orë gazetari Alban Muhaxheri pas një ankese nga polici, Vullnet Brati, pasi këtij të fundit i është publikuar një lajm në një portal lokal për dyshimin rreth menagjimit të një biznesi.
Zv/komandanti, Jaser Jaha, i cili ishte përgjegjës i ndërrimit, i bëri shantazh gazetarit, Alban Muhaxheri, rreth publikimit të këtij shkrimi (në faqe lokale).
“Alban, i ke dy mundësi, ose hiqe shkrimin ose 48 orë shkon në mbajtje”, ishin fjalët e Jahës.
Ndërsa, Muhaxheri ia ktheu duke i thënë se nga kush bazoheni për të shkuar në paraburgim.
“Prokurorja valla qeshtu na tha…”, ishin fjalët e zv/komandantit, Jaha.
Gazetari Muhaxheri menjëherë u raportoi organet të larta të shtetit lidhur me këtë rast.
Pas pak, Jaha i kumtoi gazetarit që do të merret në pyetje nga një hetues.
Bëhet fjalë për Bahri Krivanjevën, shok i policit, Vullnet Brati.
Ky, rreth 1 ore, i bëri tortur psikologjike gazetarit, Muhaxheri.
Pas intervistimit, Jaha dhe Krivanjeva e lutën gazetarin që “ta heshtë këtë punë”.
Kujtojmë, se lidhur me rastin janë informuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Inspektoratit Policor.