-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja me Danimarkën – Haxhiu: S’ka nevojë për ndryshime kushtetuese, mund të ketë incidente

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se pas letër së nënshkruar me Danimarkën për të sjellë 300 të burgosur  ka angazhuar Departamentin Ligjor nëse një vendim i tillë ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

Sipas saj, në momentin që marrëveshja shkon në Kuvend aty nënkupton që është mbi ligjet në Kosovë dhe nuk ka nevojë për ndryshime të tilla.

“Pas nënshkrimit të letër qëllimit fillon faza e diskutimeve të grupeve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Danimarkës ku do të flasim për draftin e marrëveshjes dhe traktatin në këtë drejtim. Unë kam angazhuar Departamentin Ligjor që të merret me atë se a ka nevojë për ndonjë ndryshim kushtetues apo jo, ndonëse unë konsiderojë që nuk ka nevojë për faktin se marrëveshja ratifikohet në Kuvend. Nuk është diçka që hynë në fuqi në momentin që e nënshkruaj unë”, tha Haxhiu për EO.

“Pra në momentin që kjo marrëveshje shkon në Kuvend aty nënkupton që marrëveshja është mbi ligjet e Kosovës rrjedhimisht e ka atë fuqi dhe nuk ka nevojë për ndryshim kushtetues. Por megjithatë jam në pritje edhe të një opinioni nga Departamenti Ligjor dhe do të veprojmë në përputhje me sugjerimet që marrim nga personat përgjegjës”, shtoi ajo.

Ministrja Haxhiu tha se nga marrëveshja 15 milionë euro shkojnë në sundimin e ligjit dhe fuqizimin e Shërbimit Korrektues dhe 6 milionë euro në energji të ripërtritshme.

“Ka edhe përfitime për Kosovën, pra do të jenë 15 milionë euro që do të ndahen në buxhetin e Kosovës për sundim të ligjit, për fuqizim te shërbimit korrektues të Kosovës. Në anën tjetër do të jenë 6 milionë në energji të ripërtritshme sepse po ballafaqohemi me kriza në aspektin energjetik e poashtu donacione të shumta për sundimin e ligjit dhe do të ketë investim në qendrën e paraburgimit në Gjilan dhe këto do t’i marr përsipër Danimarka. Është shumë e rëndësishme fuqizimi i bashkëpunimit me Danimarkën. Do të shohim si ta finalizojmë këtë marrëveshje”, u shpreh Ministrja.

Megjithatë, Haxhiu nuk përjashton mundësinë që të ketë incidente nga të burgosurit, duke shtuar se përgjegjësinë penale mund ta ketë Kosova.

“Mund të presim që të ketë incidente edhe nga njerëzit brenda jashtë. Prandaj është shteti që i ka institucionet e profilizuara që i adreson incidentet e mundshme. Unë mendoj që Qendra e Paraburgimit në Gjilan e ka infrastrukturën e nevojshme dhe në atë qendër nuk kemi pasur rast të vetëm që është arratisura nga ajo qendër dhe incidentet mund të ndodhin edhe nga vetë të burgosurit tanë”, tha Haxhiu.

“Mirëpo nuk përjashtojmë mundësinë të ketë incidente të tilla edhe nga ata që vijnë në Kosovë. Përgjegjësinë për adresimin e tyre sa i përket aspektit administrativ do ta ketë Danimarka. Ndërsa sa i përket përgjegjësisë penale mund të ndodhë që përgjegjësinë ta ketë Kosova për faktin se vepra ndodh në Kosova”, përfundoi ajo.

Nga kjo marrëveshja Kosova do të përfitojmë 200 milionë euro për 10 vjetët e ardhshme./EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img