Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri një veturë në lëvizje.
Si pasojë dy persona janë lënduar.
Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK, kurse tjetri në Spitalin e Pejës.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po hetohet nga njësit kompetente