-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Baton Haxhiu, drejtori i marketingut në Spitalin Amerikan: Punoj 15 ore në ditë

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka dënuar publikimin e pagave të qytetarëve shqiptarë dhe ka shprehur shqetësimin për nxjerrjen e këtyre të dhënave personale.

Haxhiu u shpreh se rroga e tij nuk ka pse të bëhet publike pasi këto janë të dhëna sekrete personale.

Baton Haxhiu kërkon dënimin e personit përgjegjës për ekspozimin e këtyre të dhënave.

“Është e pahijshme që ta ekspozosh njeriun që punon nga 15 orë në ditë dhe t’i shqetësosh të tjerët me rrogën time. T’i ekspozosh dukujt që e ka 10 mijë Euro rrogën kjo i bie që askush nuk e shikon punën tënde që ke 3 emisione në atë televizion.

Rroga ime hyn në pjesën e sekretit tim. Nuk di çfarë duhet t’i ekspozohet njeriut më shumë se aq. Jam lakuriq për arsye se ekspozimi i punës time bëhet për 10% të shikuesve. Këto janë gjëra që janë të pahijshme. Dhe ne meritojmë më shumë se aq se të gjitha këto gjëra që bëjmë ne në botë kushtojnë më shumë se 100 mijë Euro.”, tha Baton Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img