2021-ti mund të konsiderohet si viti më i mirë në aspektin individual për Karim Benzema i cili përjetoi 12 mujt më të artë në karrierën e tij të deritanishme.
Përsa i përket numrave mund të thuhet me plot gojën se në moshën 34-vjeçare, Benzema po përjeton një rini të dytë.
Me 47 gola të realizuar gjatë këtij viti kalendarik, Benzema ka udhëhequr Realin që kryeson bindshëm La Ligan dhe e mbylli grupin në Champions League në krye.
Me 15 gola në këtë sezon, 4 më shumë se Juanmi i Betis, Benzema është kryegolashënues në La Liga ndërkohë që 2021 do të mbahet mend gjatë edhe si viti i rikthimit të madh të tij në kombëtaren franceze me të cilët arriti të fitonte edhe Nations League pas zhgënjimit për eliminimin e hershëm në Europian.
Viti 2021 do të mbahet mend nga ai edhe gara për Topin e Artë, pasi shumë donin që ai të fitojë, por në fund e mori Leo Messi.
Pas largimit të Ramos dhe mos aktivizimit të Marcelos që i ka ditët e numëruara te Los Blancos, Benzema praktikisht është shndërruar në kapiten të parë të Madridit.
Ai këtë edicion në total numëron 20 gola në 23 paraqitje. Objektivi është të thyejë rekordin personal prej 32 golave në sezon.