7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Policisë: Nëse prokuroria kërkon nga ne, do t’i arrestojmë Veselinoviqin dhe Radojçiqin

Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka thënë të premten se policia nuk mund të kryej asnjë aksion ndaj Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 personave të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova që u vendosën në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Mehmeti ka thënë se fakti se ata janë vendosur në këtë listë nuk nënkupton se ka bazë ligjore për të kryer aksion ndaj tyre porse ka bërë të ditur se në rast se kanë informacione që ndërlidhen me krimin atëherë do të ketë veprime.

“Nëse prokuroria kërkon nga ne, ne do të veprojmë. Nëse ne hasim në informacione që ndërlidhen me krim, ne prapë do të veprojmë por vetëm pse ata janë në listë të zezë ne nuk e kemi atë mundësi të veprojmë për shkak se nuk kemi bazë ligjore. Por nëse prokuroria vlerëson që ato veprime paraqesin vepër penale ne absolutisht jemi në dispozicion që të veprojmë dhe do të veprojmë ndaj çdonjërit që ka nevojë”, deklaroi Mehmeti, të premten më 24 dhjetor, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Më 8 dhjetor, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Sipas ligjeve amerikane, me futjen e tyre në listë të sanksioneve, pronat që ata mund të kenë fituar jashtëligjshëm zakonisht bllokohen dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet që të bashkëpunojnë në ndonjë mënyrë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img