Ndërprerja e rrymës në kryeqytet ka shkaktuar tollovi dhe bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.
Udhëkryqi në këtë pjesë është bllokuar totalisht dhe është pamundësuar qarkullimi.
Gjendje e njejtë është edhe te semaforat te konviktet.
Ndryshe, nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer reduktimet me energji elektrike. Sipas KEDS’it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.