Karim Benzema po shijon një tjetër sezon fantastik me Real Madridin.
Me dy finalizimet kundër Athletic Bilbaos, ai shkoi në kuotën e 20 golave në 23 paraqitje në të gjitha garat, derisa tani është një gol larg 300 finalizimeve me Los Blancos.
Në vitin 2022, ai do të synojë fillimisht golin e 300 e më të zë Di Stefanon e Raulin në listën e golashënuesve më të mirë në histori, ku prin Ronaldo me 451, Raúl (323) dhe Di Stéfano (308). Në La Liga, Benzema numëron 207 gola dhe para tij janë Di Stéfano (216), Raúl (228) dhe Cristiano (312).
Rekordi tjetër që do të synojë në vitin 2022 është ai i Thierry Henry.
Benzema ka kapur shifrën e 401 golave ne karrierë si profesionist, 299 me Real Madrid, 66 me Lyon dhe 36 me Francën).
Ai është francezi i dytë me këto shifra të frikshme, pas Thierry Henry, me 411 – pra 10 gola më pak dhe do të synojë ta kalojë atë.
Ai gjithashtu është rrugës për paraqitjen e 600 për Realin, vetëm pak futbollistë e kanë bërë këtë.
Benzema tani ka 582 paraqitje, dhe është pas Gento (600) dhe Hierro (601), të cilët shumë shpejt do t’i lë prapa dhe më pas para tij do të jenë vetëm Raúl (741), Casillas (725), Sanchís (710), Ramos (671) dhe Santillana (645).
Prej këtyre 582 paraqitjeve, Karim 401 herë është paraqitur në La Liga, 116 në Champions, 44 në Kupë, 9 në Superkupë të Spanjës, 8 Kupë Botës për Klube dhe 4 Superkupë të Evropës.