15.8 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Kosova po udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale kanë bërë rikthimin politik dhe se janë drejtë arritjes së fitores së madhe të LDK-së në vend.

Në shënimin e 32 vjetorit të LDK-së, Abdixhiku para aktivistëve të partisë, kritikoi edhe Qeverinë Kurti, të cilën e quajti populiste.

“Sot, në këtë përvjetor, më duhet të tërheqë vëmendjen e secilit anëtar të LDK-së për sfidat me të cilat përballet Republika jonë. E udhëhequr nga popullsitë që s’zgjedhin mjete për pushtet, e toksikuar nga diskursi politik e polarizues në vend, Kosova nuk po arrin as të hedhë hapat e mëdhenj zhvillues në vend, e as të ndërtojë ura bashkëpunimi të brendshme, edhe më pak ura komunikimi me aleatët tanë tradicional. Potenciali ynë ekonomik, arsimor, shëndetësor, ligjor, social e ndërkombëtar është peng i tekeve populliste që gjejnë fajtorë për mosveprimin e vet. Republika jonë, Kosova shtet i pavarur e sovran, udhëhiqet nga mosbesues të saj. Ajo po përdoret si platformë e revansheve historike ndaj të kaluarës së lavdishme të lëvizjes sonë popullore që sot po i shënon 32 vjet”, tha ai, transmeton KP.

Abdixhiku theksoi se liria dhe pavarësia e Kosovës mbajnë vulën e LDK-së.

“Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike për liri, për pavarësi, për demokraci. Ishte lindje e përpjekjes sonë kolektive për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur, në shtetin e Republikës së Kosovës. Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës shënon, nderon dhe ndërton të katër dekadat e saja vepruese…Organizimi i sistemeve të LDK-së u bë shtyllë e luftës çlirimtare nëpër çdo fshat e qytet të Kosovës; politika rugoviste përballë represionit militar e gjenocidial të Serbisë në Kosovë u bë ftesë e intervenimit ndërkombëtar në Kosovë nga aleatët tanë në SHBA e Evropë. Rezistenca e shqiptarëve, paqësore e militare, aleanca perëndimore e kurorëzuar në intervenim ushtarak të NATO-s, si dhe vet liria e fund shekullit 20, mbajnë vulën e LDK-së. Në dekadën e dytë, dekadën e pas lirisë, LDK ndërtoj dhe udhëhoqi rrugëtimin tonë fillimisht për rindërtim e më pas dhe për pavarësi. Mbështetja masive popullore e fillim dekadës së dytë, ishte konfirmim i mbështetjes së pandryshueshme qytetare për misionin historik të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe prijatari Ibrahim Rugova… Ky mision u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, e me njohjen ndërkombëtare të realitetit shtetar të Republikës së Kosovës. Pavarësia e Kosovës, mbanë vulën e LDK-së”, tha ai.

Lidershipi i LDK-së gjatë ditës kanë shënuar 32 vjetorin e themelimit edhe me aktivitete të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img