5.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Dënohen me 14 vjet burgim, 6 nga 7 të akuzuarit në rastin e të miturës në Drenas

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve SH.XH, V.V, G.H, F.C, I.R, G.Z dhe H.H, në rastin e të miturës në Drenas.

Siç njoftohet, i akuzuari Sh.XH., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj.

I akuzuari V.V., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve.

I akuzuari G.H., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

I akuzuari F.C., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë  pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari I.R., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari G. Z., Konfom nenit 364 par.1 pika 1.3 lirohet nga akuza për veprën penale Frikësimi gjatë procedurës nga neni 395 të KPRK-së.

Ndërkaq, ndaj të akuzuarit H.H. konform nenit 363 par.1 nën par.1.1 gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img