-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deri sivjet kishte vetëm shkretëtirë, por sot duket shumë më ndryshe – njihuni me kompleksin e hoteleve superluksoze ‘në mes të asgjëje’ në Katar

Asgjë nuk kishte në kufirin e Katarit me Arabinë Saudite. Në fakt aty kishte diçka: kilometra e kilometra shkretëtirë e madhe dhe e zbrazët në të gjitha drejtimet.

Por në fillim të këtij viti, diçka shumë e ndryshme u shfaq në mes të kësaj “asgjëje”: Një kompleks i madh hotelesh luksoze, plot shkëlqim.

Bëhet fjalë për Hilton Salwa Beach Resort & Villas që nuk është një hotel i zakonshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

I parë nga ajri i ngjan një qyteti të tërë bregdetar. Plazhet e pastra qëndrojnë larg nga një port qendror. Mbi rërë, vila dhe ndërtesa të bardha të ndritshme grumbullohen rreth pishinave blu. Pas tyre, një oazë gjelbërimi. Thjesht, është një nga vendpushimet më të mëdha të Lindjes së Mesme.

Por, çfarë ndodh, kur një hotel gjigant luksoz shfaqet milje larg “kudoje”, kur një pandemi ngrin udhëtimet globale?

Në këtë rast, nuk është ashtu siç do të pritej.

Përkundrazi, ai është shumë i ngarkuar, sipas Etienne-Charles Gailliez, menaxher i përgjithshëm i resortit.

Me hapjen e dyerve në shkurt, ai u bë një hit i qëndrimit për vendasit, thotë ai.

Madje kohët e fundit ka qenë një destinacion popullor për vizitorët dhe udhëtarët e biznesit nga rajoni më i gjerë.

Dhe ka shumë hapësira.

Hilton Salwa Beach ka 84 vila, që variojnë nga dy deri në katër dhoma gjumi, me pishina private dhe qasje të drejtpërdrejtë në plazhin me rërë të bardhë (çmimet nga 1500 dollarë amerikanë për natë).

Aty ka 31 apartamente dhe vila të stilit fshatar arab, ndërsa hoteli kryesor ka 246 dhoma dhe suita, përcjell Telegrafi.

Sallonet e mëdha përmbajnë gjithashtu më shumë se 20 pika ushqimore dhe pijesh, një banjë të nivelit të lartë me suita VIP, fusha sportive, pishina të rrethuara nga kopshte të rregulluara, objekte të korporatave dhe një marinë.

Për më tepër, është parku më i madh tematik i Katarit, me dhjetëra atraksione, duke përfshirë “King Cobra”, një udhëtim emocionues me tuba që në grykën e një strukture masive të ngjashme me një gjarpër.

Kompleksi luksoz është ndërtuar në 320 hektarë tokë ranore rreth 100 kilometra në jugperëndim të Dohas, e vendosur në mënyrë strategjike për të mirëpritur vizitorët nga Katari dhe Arabia Saudite.

Ndërtimi thuhet se filloi në vitin 2015 dhe faza përfundimtare përpara hapjes u fokusua në përshtatjen e tij për masat e përmirësuara të shëndetit dhe sigurisë në përputhje me rregullat e lëvizshmërisë dhe protokollet e higjienës të Katarit.

“Për shkak të ndikimit të Covid-19, ne duhej të përshpejtonim kërkesat për hapjen e resortit”, ka thënë Gailliez për CNN, përcjell Telegrafi.

Ky ishte një lajm i mirë për Sama Jamali, një 21-vjeçare, banore në Doha dhe miqtë e saj.

“Meqenëse ishte e pasigurt dhe e vështirë për të udhëtuar, ne vendosëm të kishim një qëndrim në resort”, tha ajo për CNN. “Dhoma ishte e bukur dhe shumë e gjerë dhe e rehatshme – me teknologji të avancuar dhe shumë të sigurt”.

Krahas përpjekjeve për të integruar teknologjinë e re pa kontakt, për shkak të COVID-19, Gailliez identifikoi logjistikën dhe personelin.

“Në ditët e pikut, në të gjithë resortin ne mirëpresim deri në 2,500 vizitorë, me një fuqi punëtore prej rreth 1,200 anëtarëve të ekipit”, ka bërë të ditur ai.

Sipas shkrimit në fjalë, në zemër të “gjithçkaje” është “Parku i Aventurave” dhe “Ujëvara e Shkretëtirës”.

Gjithashtu, atraksioni i mbushur me adrenalinë përmban pishina të shumta për fëmijë dhe kënde lojërash në ujë.

Në mënyrë të pashmangshme, duke pasur parasysh madhësinë e tij, hoteli ka një sërë opsionesh ngrënieje, duke përfshirë kuzhinën e llojit të Lindjes së Mesme, italiane dhe kineze.

Për fund mund të thuhet se bëhet fjalë për një resort të veçantë, sigurisht duke mos harruar të themi se nuk ka mungesë të opsioneve të resorteve luksoze në Katar, veçanërisht pasi vendi po përgatitet për të mirëpritur vizitorët për finalet e Kupës së Botës të futbollit në fund të vitit 2022. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img