7.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Pas 10 vjetësh rikthehen reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

Reduktimet e energjisë elektrike në vend do të rikthehen, kështu ka paralajmëruar KEDS-i me anë të një komunikate dërguar mediave. Reduktimet vijnë si pasojë e krizes elektroenergjetike botërore që ka prekur edhe Kosovën.

Mungesa e rrymës për 2 orë brenda 24 orëve të ardhshme do të prekë të gjithë konsumatorët.

“Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë. Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre”, njofton KEDS, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i KEDS:

Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike. Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.

Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre.

Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij. Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi.

Pas një dekade vendi ynë pritet të përballet me reduktime të rrymës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img