Gazeta prestixhioze franceze “Le Monde” ka raportuar vdekjen e një kosovari. Një histori trishtuese me epilog tragjik i ka ndodhur 41 vjeçarit, Fitim Uka.
41-vjeçari i dha fund jetës të mërkurën, në bodrumin e gjykatës së Bordos, pasi që kishte refuzuar të kthehej në Kosovë me vendim të pretë të shtetit francez.
Kosovari dyshohet se është vetvarur në bodrumin e gjykatës së Bordosë duke shfrytëzuar kapelën e xhupit që kishte veshur atë moment.
Uka do të gjykohej pasditën e asaj dite në gjykatë, dhe pas dy dite duhej të fluturonte për në Amsterdam dhe më pas në Prishtinë.
Sipas mediave franceze, e kaluara e Fitim Ukës nuk ishte aq e mirë ngase ishte emër i njohur për policinë për vepra të ndryshme penale, kryesisht vjedhje dhe dhunë në familje.