7.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti: Pjesëmarrja e grave në polici krijon besim më të madh ndaj policisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës gjatë të cilës u prezantua “Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Plani i Veprimit 2021-2023″. Agjenda dhe Plani i Veprimit janë nisma të parapara dhe pjesë integrale të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, miratuar në muajin maj të vitit 2020 që si dokument strategjik synim ka avancimin e agjendës së barazisë gjinore në vend.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se arritja e barazisë gjinore brenda dhe përmes policisë nuk ka të bëjë thjeshtë me rritjen e numrit të grave në forcat policore, por ka të bëjë edhe me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërsa rritja e pjesëmarrjes së grave në sektorin e sigurisë, përveçse synim ka edhe për rezultat rritjen e cilësisë, shpejtësisë dhe sigurisë së shërbimit për qytetarët, sikurse edhe besimin ndaj institucionit të Policisë. 

Çdo rast i raportimit të dhunës në baza gjinore është besim i shprehur në Policinë e Kosovës, andaj kur gratë raportojnë dhunën ato duhet të gjejnë jo vetëm një Polici që e merr deklaratën e tyre, por një që mbështetë, mbron dhe përkrah ato, tha kryeministri.

E për të angazhuar më tepër vajza dhe gra në këtë sektor duhet të përkujdesemi të gjithë, duke ofruar një ambient të sigurt e pa paragjykime që nëpërmjet instrumenteve efektive parandalon dhe dënon çfarëdo ballafaqimi me raste të ngacmimit seksual në vendin e punës, u shpreh kryeministri Kurti. 

Në të njëjtën kohë, përfshirja sa më e madhe e grave në polici duhet të përcjellët edhe me pjesëmarrje të tyre në vendimmarrje. Pra nuk mjafton thjesht përfshirje formale, por duhet të pjesëmarrje aktive, deklaroi kryeministri Kurti. Andaj, ky dokument duhet të inkurajojë gratë dhe vajzat që të bëhen pjesë e policisë dhe të qëndrojnë në këtë sektor, duke synuar karrierë dhe vendimmarrje, sepse vendi ka nevojë për kontributin dhe rolin e tyre, u shpreh në fund të fjalës së tij kryeministri Kurti. 

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img