Jake Paul arriti të fitojë me nokaut në raundin e gjashtë ndaj Tyron Woodley në rimeçin e tyre në Amalie Arena në Tampa, Florida.
Paul e nokautoi Woodleyn në raundin e gjashtë me një të djathtë të fuqishme.
Pasi u ngrit të këmbë, Woodley iu afrua Jake Paul për t’i shtrënguar duart. Paul e falënderoi ish-kampionin e UFC-së që e pranoi meçin brenda dy javëve, pasi Tommy Fury nuk pranoi.
Paul e ftoi Nate Diaz dhe Jorge Masvidal, të cilët lane arenën pas nokautit. 24-vjeçari tha se do ta luftojç çdokënd, çdo ditë, në çdo vend.