-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri Lefter Koka është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime nga GJKKO, për Euronews Albania bëjnë me dije se arrestimi i ish-zyrtarit të lartë është bërë me vendim gjykate.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë arrestim. Ish-ministri mendohet se do të akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

SPAK ka mbi dy vjet që po heton çështjen e inceneratorëve, hetimet janë udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi. Besohet se mund të ketë edhe ish-zyrtarë të tjerë lidhur me çështjen e incenaratorëve.

Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit të Durrësit nën siglën e PS në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, por pak muaj më vonë hoqi dorë nga mandati.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img