4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kështu do të duket parku te muri i Mitrovicës (Foto)

Heqja e barrikadave te ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë u arrit përmes një kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit në negociatat e Brukselit, që aty të ndërtohet një park në të dy pjesët e qytetit.

Por, siç duket serbët janë përkujdesur që edhe projekti i parkut në vetëvete të jetë një barrikadë, shkruan gazetametro.net
Ata kanë vendosur një muri në projekt, fare pranë urës, i cili do të pengojë lëvizjen e automjeteve nga jugu në veri përmes urës.Aty do të mund të lëvizin vetëm këmbësorët, e siç tha edhe zyra e Përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE’së, Frederica Mogherini, muri do të ketë shkallë, për t’ua mundësuar lëvizjen qytetarëve.
Institucionet e Kosovës kanë thënë se muri nuk ishte në projekt dhe ai do të rrënohet.
Por, ndryshe po thonë palët tjera, që gjithashtu ishin pjesë e negociatave për marrëveshjen, serbët dhe BE’ja.
Për momentin është bërë ndërprerja e punimeve, dhe ato nuk pritet të fillojnë deri në sqarimin e mosmarrëveshjeve, edhe pse projekti është paraparë të përfundojë më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img