-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet i plotë opinioni i Komisionit të Venecias për Prokurorinë

Komisioni i Venecias, ka publikuar sot opinionin e përpiluar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës lidhur me reformimin e sistemit prokurorial.

Opinioni i cili u publiku ditë më parë, e vlerësoi të nevojshme reformimin e sistemit prokurorial në Kosovë.

Mirëpo, opinioni “rrëzoi” disa amandamente të propozuara nga qeveria. Ato, i vlerësoi të rrezikshme për nënshtrimin e mundshëm të Prokurorisë ndaj shumicës qeverisëse.

Komisioni i ka hodhi poshtë amandamentet kyçe të saj, ndonëse nuk e kundërshtoi në parim synimin e Ministrisë së Drejtësisë për reformimin e sistemit prokurorial.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e prezantoi si triumf opinionin e Komisionit të Venecias, në një njoftim të publikuar javën e kaluar.

Haxhiu tha se në përgjigjen e Komisionit të Venecias është konfirmuar nevoja për reformim të Këshillit Prokurorial.

Sipas Haxhiut, reforma në sistemin prokurorial do të bëhet në përputhje me standardet vendore kushtetuese dhe me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias ka vlerësuar se disa amandamente të iniciativës ligjore të qeverisë rrezikojnë nënshtrimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga politika.

“Reforma nuk duhet të çojë në nënshtrimin e KPK-së ndaj shumicës qeverisëse”, vlerëson Komisioni i Venecias. “Projekt ndryshimet propozojnë që të gjithë anëtarët laikë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në dhe duhet rishqyrtuar”.

Projektligji i ri për KPK-në parasheh ridefinimin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës. Nga 13 anëtarë, nga sa përbëhet Këshillit Prokurorial bazuar në Ligjin aktual në fuqi, propozim-ligji i qeverisë synon të reduktojë përbërjen e KPK-së në shtatë anëtarë.

Katër prej tyre do të zgjedhen nga shumica parlamentare, momentalisht e Lëvizjes Vetëvendosje. Tre të tjerë parashihen të zgjedhen nga sistemi prokurorial.

Organi që funksionin pranë Këshillit të Evropës, ka rekomanduar zgjedhjen e anëtarëve “laikë” të KPK-së vetëm me një shumicë më të gjërë sesa shumica qeverisëse në kuvend. Kësisoj, thotë Komisioni i Venecias, eliminohet mundësia e kontrollimit të KPK-së nga shumica e thjeshtë në kuvend.

Përkundrazi, Komisioni i Venecias sugjeron që anëtarët laikë të mos rrjedhin nga Kuvendi i Kosovës, por nga institucionet e jashtme të pavarura.

“Zgjedhja me shumicë të thjeshtë duhet të zëvendësohet me një sistem zgjedhor proporcional, ose emërimin e disa anëtarëve laikë nga institucionet e jashtme të pavarura ose shoqëria civile. Është e nevojshme të sigurohet që komponenti i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse të mos mund të qeverisin të vetëm”, rekomandon Komisioni.

Komisioni i Venecias ka kundërshtuar edhe dispozitën tjetër kalimtare të Projektligjit, i cili propozon shkarkimin e të gjithë anëtarëve të KPK-së pas hyrjes në fuqi të tij.

Sipas propozimeve ligjore të MD-së, 13 anëtarët që përbëjnë aktualisht KPK-në, të cilët janë mandatuar bazuar në Ligjin aktual për Këshillin Prokurorial, do të shkarkoheshin. Atyre do t’u ndërprehej mandati në gjysmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img