4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

HAN: PA BALLKANIN PERËNDIMOR, BE-JA ASNJËHERË NUK DO TË JETË E KOMPLETUAR

Komisari i BE-së për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han sot deklaroi se popujt dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë kulturë, identitet dhe histori të njejtë me vendet dhe popujt e Bashkimit Evropian dhe shtoi se pa atë rajon, Unioni asnjëherë nuk do të kompletohet.
Në pyetjen se si mund t’i bind qytetarët e BE-së, të cilët kanë rezerva ndaj zgjerimit, se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë mirë për Evropën, Han për “Nezavisne novine” tha se pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja si union i paqes, sigurisë dhe prosperitetit, Union i vlerave siç janë demokracia, barazia dhe të drejtat e njeriut, asnjëherë nuk do të jetë e kompletuar.
“Ekonomia e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë të ndërsjellë janë të lidhura. Ndajmë qëllime të njejta për prosperitetin ekonomik dhe kjo është arsye për shkak të së cilës BE-ja, gjithashtu, e zgjeroi interesin e saj  të mundësimit të vendeve nga Ballkani perëndimor  të jenë ekonomikisht të gatshme për inkuadrim në BE”, theksoi Han në intervistë të dhënë me rastin e ligjëratës së djeshme  në Pyetësorin e BE-së të kryesuesit të Këshillit të ministrave të BeH-së Denis Zvizdiq.
Han plotësoi se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë edhe sfida të përbashkëta, siç janë terrorizmi, lufta kundër krimit të organizuar, emigrimi dhe tema të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img