1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sali Berisha bashkë me mbështetësit futet në selinë e PD-së

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas Kuvendit të 11 dhjetorit ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Berisha theksoi se sot kanë ardhur për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë.

“Jemi rikthyer për të risjellë vullnetin e shumicës së shqiptarëve. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD-së të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”, u shpreh Berisha në hyrje të selisë.

Ai deklaroi se me zyrën e Lulzim Bashës nuk ka askush punë, por deklaroi se “sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.

Pas futjes në ambientet e shtëpisë së PD-së, nuk munguan as akuzat për Bashën. Ai e akuzoi atë për “marrjen e karrigeve”.

“Çmenduria e Bashës, ka marrë të gjitha karriget”, tha ai.

Ky i fundit theksoi se vendimet që do të merren pas mbledhjes dhe do të bëhen publike edhe për mediet.

Kujtojmë se aktualisht në katin e dytë të ndërtesës së PD-së po zhvillohen dy mbledhje paralele.

Në mbledhjen e Bashës të pranishëm janë Gazmend Bardhi, Alfred Rushaj, Jonila Godole, Jemin Gjana dhe Fitim Zekthi.

Nga ana tjetër, Berisha dhe 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit janë vendosur në sallën e mbledhjes së grupit parlamentar. /Ora News/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img