-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja bojkoton Lojërat Olimpike në Kinë por nga ambasada kineze në Beograd thonë se s’kishte ftesë

Para disa ditësh u raportua se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, por nga ambasada kineze në Beograd thonë se Osmani as nuk kishte pasur ftesë të merrte pjesë.

Nga presidenca para disa ditësh lajmëruan se Osmani ka vendosur të bojkotoj këto Lojëra Olimpike që mbahen në Kinë pas bojkotimit nga ana e shteteve tjera demokratike, si SHBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe.

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, presidentja Osmani, shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media nga presidenca.

Por se ka pasur ftesë po mohohet nga ambasada kineze në Beograd.

Në një intervistë për një nga mediat serbe, thanë se askujt nga Kosova nuk i është dërguar ftesë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

“Ne kundërshtojmë fuqishëm shpifjet e paprovokuara për situatën e të drejtave të njeriut në Kinë”, tha ambasada në një prononcim për Kosova Online.

“Pala kineze nuk i ka ftuar kurrë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe askush në Kinë nuk është i interesuar për praninë e zyrtarëve lokalë,” tha ambasada, duke shtuar se i ashtuquajturi bojkot ishte një manovër tipike politike dhe dëmtoi seriozisht shpirtin olimpik.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt 2022, duke e bërë kryeqytetin e Kinës qytetin e parë që do të presë ndonjëherë Olimpiadën Verore dhe Dimërore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img