-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Lista e Zezë do të përfshijë edhe biznesmenët shqiptarë që bashkëpunuan me Veselinoviqin e Radojçiqin

Lista e Zezë e Thesarit amerikan pritet të zgjërohet në fillim të vitit të ardhshëm. 

Target i zgjërimit do të jetë shkatërrimi i Mafisë së Veriut, mirëpo në listë të zezë nuk do të jenë vetëm kriminelë serbë.

Ajo do të perfshijë edhe multimilionerët shqiptarë. 

Burimet e Insajderit kanë treguar se pjesë e Listës së Zezë amerikane pritet të jenë edhe disa multimilionerë shqiptarë që kanë bashkëvepruar me vite të tëra me grupin kriminal të Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq. 

Janë mbledhur informata të detajuar për partnerët e tyre serbë e shqiptarë të përfshirë në kontrabandë të naftës, cigareve, trafiqe të drogës e kurdisje të tenderëve publikë.

Ndryshe, autoritetet amerikane me 8 dhejtor kanë futur në listën e sanksioneve një grup të organizuar kriminal, që përbëhet nga serbët nga Kosova: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img