Këngëtari njohur nga Shqipëria, Stine, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Ai ka bashkuar forcat me producentin e artistin Alandy, kënga e të cilëve mban titullin “Am Do”.
Ky projekt është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tani i plotë ndodhet në platformën YouTube.
Muzika dhe teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për producimin është përkujdesur Max Production.
Stine edhe këtë vit ka qenë mjaft aktiv dhe publikoi një sërë prurjesh që u mirëpritën nga publiku.
I njëjti i ka qëndruar besnik zhanrit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.